Vështirësohet qarkullimi në pikën kufitare Kosovë-Mal i Zi
24 mars 2024
| 22:36
Dimri ka kaluar, por reshjet e borës janë rikthyer sonte, prandaj kjo ka bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.
Nga disa foto që ka publikuar Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë mbuluar nga bora dhe veturat po kanë vështirësi në qarkullim.
Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi dhe gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra.