VËSHTRIM KRITIK MBI VEPRËN E ADEM GECËS
VËSHTRIM KRITIK MBI VEPRËN E ADEM GECËS, ME TITULL “SHKOLLA SHQIPE NË KOMUNËN E ISTOGUT GJATË VITEVE 1990-1995 DHE ROLI I LASH-IT NË ORGANIZIM”
Msc. Agron Xhemajli
Duke lexuar materialin në librin e sapobotuar të profesor Adem Gecës, mund të kuptojmë më shumë për një veprimtari e cila shtrihet në dekadën e fundit nën okupimin serb. Do të thotëtema e materialit është periudha në okupim, edhe atë dekada e fundit nën robërinë serbe. Nisur nga kjo, materiali merr vlerë tëdorës së parë për historiografinë tonë kombëtare. Dihet qëmemoaret, ditaret apo kujtimet janë një burim i përshtatshëm dokumentues shkencor.
Sa i përket anës metodologjike të vështrimit, libri ështëparë në tre rrafshe të cilat nxjerrin ëm mir ënë pah rëndësinë e materialit: 1. Vlerësimi për librin si botim; 2. Vlerësimi për përmbajtjen që shtjellon libri, si kursi kryesor i vështrimit, dhe 3. Për vet autorin i gjendur në tre role në këtë libër, një si autor,dy si rol në kohën që bën fjalë libri ishte Kryetar i Lidhjes sëArsimtarëve Shqiptar (LASH) për Istog, dhe tre si njeri i zakonshëm si gjithë të tjerët. Për shterrjen e telbit të materialit, upërdor metoda historike; ajo e analizës së përmbajtjes, edhe metoda krahasuese.
Në filozofik e politik, kritika e shikon librin dhe ngjarjet brenda tij nga këndvështrimi i luftës për çlirim kombëtar, sepse mendojmë se ngjarjet në libër zhvillohen dhe paraqesin përpjekjet për dhënien fund robërisë shekullore. Ky pra është kursi i kritikës apo këndvështrimi nga i cili më është dukur se është me leverdi të shihet puna që është bërë në këtë libër.
Vlera dokumentare e historiografike dhe objektiviteti shkencor i librit. Autori në këtë libër ofron shënime që janë mbajtur qysh në kohën që kanë ndodhur ngjarjet, nëpër të cilat ai ka qenë i pranishëm dhe pjesëmarrës. E mira e parë e kësaj vepre, është se autori ka bërë mirë që e ka publiku veprimtarinë e tij dhe organizatës ku bënte pjesë. Ka bërë shumë mirë që nuk e ka lënë tërë atë punë në harresë të historisë. Rrëfimet përforcohen përmes fotove, dokumenteve e faksimileve origjinale, gjë që e rritë vërtetësinë e shënimeve. materiali përbëhet nga përshkrimi i ngjeshur i ngjarjeve nga dita në ditë, e me kujdes të madh që u ka bërë autori ngjarjeve e aktiviteteve të kohës. Kjo do t’u ndihmoj të gjithë studiuesve të interesuar dhe që kanë nevojë të studiojnë dhe vlerësojnë më mirë periudhën e fundit të luftës çlirimtare në Kosovë, 1990-1999. Dimensioni mësues-nxënës-prind i cili paraqitet në libër, pa hyrë në detaje profesionale të procesit edukativo-arsimor, kritika e vë theksin në aspektin politik e kombëtar të këtij trinomi me ndikim nëluftën për çlirimi kombëtar. Armiku ka bërë përpjekje të parreshtura, hitorikisht, që ta shkatërroj këtë lidhje. Domosdo që nga rëndësia e këtij relacioni trivial të fuqishëm kombëtar, sot duhet të nxjerrim refleksione, dhe të pyesim me qortim shoqërinë se a jemi në nivel të detyrës si mësues, nxënës(student) dhe si prindër. Dimensioni shtet-formues institucionalshtrihet fund e krye librit. Ne e kishim shkollën shqip, që para Lutës së Dytë Botërore, e më vonë nën Jugosllavi, ndonëse me planprograme të diktuara nga administrata e okupatorit, megjithatë ajo nuk mbyllej me dry, ndërsa njerëzit që shkelnin ligjet natyrisht që dëboheshin, burgoseshin e edhe vriteshin. Por pse tani pas vitit ’90 vjen mbyllja e saj, pas disa dekadash funksionimi?! Janë rrethanat politike që e diktuan këtë gjest qëbëri administrata e armikut. Është argumenti se okupatori e pa që shqiptarët e robëruar tani po fillojnë fazën e fundit, atë tëkryengritjes së armatosur dhe kësisoj okupatori mendonte se duke mbyllë shollat publike shqipe do ta linte kryengritjen pa “lëndën e parë”.
Autori në raport me veprën e tij. Në këtë kuptim autori ëshët në raport trivial me veprën e tij. Një si person ishte njëri nga ne që e dëshironte lirinë e atdheut e popullit të vet. Kurse si rol kishte detyrë të udhëhiqte një organizatë njerëzish. Si person nuk e kishte aq të vështirë sa sikur në rolin që ishte – atë të Kryetarit të një organizate. Si person kishte ndjenjat e veta dhe përgjigjej vet për to se si do ti drejtonte. Kurse si rol, pra kryetar i LASH, duhej të ndiqte interesin dhe objektivat e masës që drejtonte. Punë jo e lehte edhe në liri le më nën okupim, dhe nën tytat e bajonetën armike. LASH në Istog u godit fort edhe për arsyen se kush ishte si person Adem Geca që ishte në krye të tij – mjaftonte që ai ishte njeri i pa nënshtruar ndaj armikut dhe rrjetës së tij të merimangës! Por, Ademi në rolin e autorit të këtyre kujtimeve e ngjarjeve është pozita më e vështirë që atë e vë përpara përgjegjësisë publike, sepse ai do të ballafaqohet me kritikën për qëndrimin që ka mbajtur ndaj ngjarjeve ku vet ka qenë edhe rol (Kryetar) edhe person (pjesëmarrës), dhe tani edhe autori i librit me ato ngjarje. Mendoj se figurën e vet në të tre rolet, e ka plotësuar me korrektësi.
Parë në këndvështrimin politik e kombëtar, rëndësia e LASH nuk duket se qëndron gjithë aq në kualitetin dhe dobinëshkencore të procesit arsimor edukativ, sa tek ana organizative dhe funksionale e kësaj organizate. Fundja edhe nga ata që e projektuan qëllimi ishte në funksion të lirisë dhe jo ngushtë tëmësimit si qëllim në vetvete. Edhe kur mësimi shqip mbahej nëgodinat administrative ai nuk ishte i mirëfillët sepse kontrollohej e diktohej nga okupatori. Nuk ishte pra i lirë. Godinat nuk përbëjnë materien. Liria ishte jasht godinave që kontrollonte okupatori. Gjuha dhe arsimimi në shqip nuk do mund zhdukej nga okupatori serb, edhe sikur shkollat të mos organizheshin paralelisht fare nga LASH. Gjuha, kultura, tradita, janë ligje tëfuqishme që tek ne shqiptarët, ato i bënë ballë tre perandorive më të fuqishme të botës, edhe Serbia nuk do të mund t’i zhdukteato. Sulmi që ajo ndërmorri ndaj shkollës sonë ishte më shumëveprim politik me synim që të dobësoj lëvizjen çlirimatre qëishte në vigjilie, dhe të krijonte pengesa si përmes ikjes jasht vendi, dhe përmes dobësimit të forcës së kontigjentit demontrues, e luftarak që posedonte rinia. Përndrysh pse okupatori edhe pas dëbimit nga godinat e persekutonte arsimin shqip, i cili mbeti në kushte të rënda e pa mjete e kushte nevojshme material?! Këtë e dëshmon respresioni, hetimet, marrja në pyetje e mësimdhënësve, rrahja etj. Me mësimdhënësit nuk ia arriti okupatori ti dëboj krejtësisht nga profesioni, arsimi megjithatë u organizua dhe zvogëloi pasojat shoqërore e kombëtare, për dallim nga punëtoria e cila u largua krejtësisht nga vendet e punës problem që shkatoi pasoja të mëdha ekzistenciale, me këtë edhe dobësim të madh të lëvizjes kryengritëse, të bazës së saj ekonomiko-financiare. Këtëorientim të okuaptorit nuk e kuptuan krerët sindikal e politik tëpunëtorëve në atë kohë, dhe këkruan “bojkotimin e okupatorit”, që në fakt kjo bojkotoi dhe vështirësoi shumë vet bazën materiale të popullatës, edhe të kryengritjes së ardhshme. Mësimdhënësit për dalim nga punëtorët në fabrika e bujqësi, qëndruan “në vende pune” dhe bënë atë që mundën.
Duke e parë këtë çështje nga një këndvështrim shtesë ushtarak përveç atij politik, del se presioni kaq i madh bëhej pasi që rajoni Pejë-Istog lidhet me kufirin me Shqipërinë sëpari, pastaj me trojet nën Mal të Zi dhe me ato në Sanxhak. Kjo nuk ishtë brengë e parëndësishme për okupatorët! Ky represion i veçant ishte i menduar me qëllim për shkëputjen e lidhjes së luftës çlirimtare e zgjerimit të saj në mbarë trojet nën okupim. Pra shkëputja nga tërësia, apo ndërprerja e vazhdimësisë gjeografike e politike mes shqiptarëve të okupuar, ishet synimi i represionit më të egër mbi njerëzit dhe organizimet në këto anë. Në këtë terren, pra me rëndësi ushtarake strategjike, çdo lëvizje sado e vogël edhe krejt paqësore të ishte, e pengonte shumë. Prandaj e gjurmonte ka qshuëm, për çdo eventualitet se mos prapa tij fshihet diçka tjetër sepse siaps supozimit nuk do të bëhej kaq shuëm mund e organizim vetëm për shkollën e mësimin. Nuk do mend se okupatori këtë gjurimim e bënte që të kapte lidhjen eventuale të LASH dhe bashkëpunimin në sfond të njerëzve të caktuar të saj me kryengritjen. Në terrenin ku jemi verehet se okupatorin e pengonte më shumë organizimi se në disa tjera anë. Andaj edhe vërsulja ishte kaq e madhe ndaj mësimdhënësve, madje në Istog, në fshatin Uçë kishte edhe dëshmorë në kacafytjet rreth organizimit të shkollës, duke mos lënë kurrsesi pa përmendë edhe tërë ata profësorë e nxënës që dolën me armë në dorë e disa prej tyre ranë dëshmorë. Thënë edhe më hollësisht, në mënyrë ushtarake, Istogu, më saktë terreni me malet alpine për rreth tij e kufirit, nëpërmes të cilave kalohet lehtësisht në thellësi në Drenicë e prej andej deri në veri e veri-lindje të Kosovës, kurse në jug me Pejën e me kufirin me shtetin amë prej nga vinte furnizimi me njerëz e armatime, ishin brenga e okupatorit. NË këtë terren oupatori nuk mund të toleronte një organizim të mirë as edhe paqësor Këtë hall kishte okupatori, që ta pengoj “ushqimin” për kryengritjen që po vinte, dhe siç dihet që në vitin ’90-‘93 u fillua puna për një ushtri kryengritëse që u kurorëzua në vitin ’98 e përhap nga akti heroik i Adem Jasharit në Prekaz.
Natyrisht që libri nuk është “imun” ndaj disa mungesave që vihen re. Nuk mund t’a shmangim nevojën pa i thënë edhedisa vlerësime për mungesat që mendojmë se ka materiali nëfjalë, me shpresë se ato do të ndikojnë pozitivisht. Tabloja e përgjithshme shoqërore e politike e vendit, që duhej të ishte nëlibër, si pasqyrë e nevojshme për lexuesin e studiuesit, ështëdhënë jo sa duhet e plotë. Në material nuk jepet tablo shumë e kompletuar mbi rrethnanat e përgjithshme politike në nivel vendi. Deri diku duhet ta pranojmë se autori e ka pasë të drejtën që të kufizohet në një komunë, por nuk do ishte keq që ta jepte një tablo të përgjithsme të gjendjes në Kosovë, e cila do t’I ndihmonte studiuesit më lehtë të kenë kuptimin e kuadrit ët gjerë në raport me atë të ngushtë. Poashtu duhet shtrojmë pyetjen se au vonua botimi i këtij libri? Koha kaq e gjatë pas çlirimit kur botohet libri, mendohet se është bërë në mënyrë që autori të krijoj një distancë etike nga procesi mësiomor në të cilin punoi edhe pas çlirimit. Dhe kjo i duhet pranaur, pasi kishte ruajtur materialin me kujdes dhe tani na e dha në opinion.
Objektiviteti shkencor i këtij libri. Materiali të jep me kuptu se autori është korrekt në shtjellimin e përshkrimin e ngjarjeve. Ai nuk ka harruar të shënoj e cekë emrat e secilit prej bashkëpunëtorëve të tij, vendeve, lagjeve, kryefamiljarëve, indivdëve, madje edhe të ndonjërit prej atyre që mësuesve u kanë dhënë edhe vetëm një gotë ujë, a një çaj në çajtoren bri rrugës, ku mblidheshin mësuesit para dhe pas aktiviteteve. Edhekur skenat kanë qenë shumë të sikletshme, profesor Ademi nuk ka ngurruar t’i paraqes ato përpara lexuesit ashtu siç kanë ngjarë. Futja në bagazh të makinës policore e tij me dy kolegëtjerë, si masë torturiese, përpara nxënësve e popullit, është fotografi që rrallë autor do ta paraqiste me dorën e vet në një libër! Më duket se përmes paraqitjes së poshtërimit të këtillë të dinjitetit personal të arsimarëve, autori ka dashtë të tregoj se nuk vlenë dinjiteti individual kur atdheu është i robëruar, dhe se duhet të jepet edhe dinjiteti personal për lirinë e vendit. Kësisoj kur luftojmë për dinjitetin kolektiv, ne nuk e kemi humbë e mposhtë dinjitetin personal, por në fakt e kemi shëptuar atë. Pa dinjitet kombëtar – dinjiteti personal nuk ka vlerë! Nga vështrimi fuksional i librit, del se forca e suksesi i individit ështëvetëm në kuadër të organizimit. Aktet individuale mund jenëvetëm frymëzim a shtytje për veprimtari të organizuar, por për largimin e okupatorit duhen organizime të suksesshme. Materiali na mundëson edhe që të bëjmë një krahasim sëpari brenda përbrenda sistemit të LASH në Kosovë, ta krahasojmë rrethin e Istogut me rrethe tjera, e pastaj pse jo edhe me ndonjë vend gjetiu në rajon apo botë, se si është vepruar atje në raste tëngjashme, nëse ka patur. Nga këto shënime mund të shihet edhe krahasohen edhe qëndrimi, bashkëpunimi e përkrahja e segmenteve tjera politike të kohës ndaj shkollës, të cilat shpesh kanë munguar. Këto shënime ballafaqojnë dhe vënë në spikamëedhe vet sistemin tonë të athershëm politik me pushtuesin.
Pengimi i shpërnguljes është një meritë tjetër e organizimit të LASH. Kjo mbajti në atdhe të lidhur pas shkollës, nxënësit e rrjedhimisht edhe familjet e tyre. Kjo nuk është pak, sepse n ëfamiljet tona ishte kontigjenti i luftarëve kryengritës, i bazave ilegale, dhe përkrahjes me ushqim e tjera që duheshin. LASH, ishin mësuesit tanë, ishin nxënësit, fëmijët, vëllezërit e motrat tona më të vegjël, brenda saj ishin bijtë apo bijat e neve luftarëve të UÇK-së që po krijohej e zgjerohej. Me këtë sy e shihte edhe okupatori LASH-in. Ai kishte futur syrin dhe veshin e tij brenda, të sheh se çka fshihej prapa tij, se ç’po lëvizte nën rrogoz. LASH nuk kishte pushkë e topa, as luftarë me uniformë, por kishte brenda vetes brumin e luftarëve të ardhshëm të kryengrijes së armatosur. Kjo nuk ishte e përshtatshme për okupatorin, i cili dëshironte që ta ç’rregullonte çdo lloj organizimi që mbanë njerëzit lidhur mes vete, sepse kjo natyrisht përbënte kërcënim për te. Arsye shtesë për këtërepresion është se okupatorit nuk i pëlqenin organizimet e diciplinuara e të sakta, as edhe kur janë apo duken paqësore. LASH në Istog vërtetë ishte shumë mirë i organizuar, disiplina e tij ishte gati në nivel ushtarak, argument që zgjoi shumëkurreshtjen e armikut, e përpikët në punën e saj, takimet, protestat, në procesin mësimor të shtrirë në çdo fshat e qytet, shkollë e paralele, gjë që patjetër e kishte tërhequr vëmendjen e okupatorit, se ç’është ky organizim kaq preqiz, se nuk ka mundësi që kjo po bëhet vetëm për qëllime arsimore, se këtu frika ishte për diçka më të madhe, fatale për te!? Në anën tjetër ishte e vërtetë se LASH nuk kishte armë, as uniforma ushtrake, e as bënte thirrje direkte për luftë?!
Këto ishin ndoshta vetëm disa nga shkaqet që unë dallova pse arsimtarët e nxënësit e Istogut përjetuan represionin. Kjo është rëndësia politike dhe argumenti që na bën ta çmojmë punën e profesor Adem Gecës si kryetar i LASh në Istog, me të gjithë kuadrin arsimorë e kolegët e tij, vëçanërisht nxënësit e njomë trima, pa haruar edhe prindërit e tyre të brengosur nëpër shtëpia, që ua besuan fëmijët e vet mësuesve patriot.
Msc. Agron Xhemajli
-Banues në Shkabaj të Prishtinës, lindur më 1969, në Vojnoc të Ferizajit.
-Veprmitar nga 1989 deri 2008.
-Njëri nga themeluesit e UÇK në rajonin e Prishtinës.
-Anëtarë i Shtabit të UÇK për Prishtinë.
-Epror i Zonës Operative të Llapit.
-Pjesë e luftës në Kosovës Lindore dhe në Maqedoni.
-Pjesëmarrës në proceset shtetndërtuese deri në shpalljen e Pavarësisë 2008.
-Magjistër i shkencave administrative dhe diplomacisë.
-I martuar më dy fëmijë.
-Aktualisht i papunë.
-Pretendues për kandidat doktor shkence.