
Vështrimet bllokojnë rrugët në disa fshatra të Skenderajt (foto)
20 nëntor 2022
| 15:00
Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që të bllokohen disa rrugë të fshatrave të Skenderajt.
Për të parë gjendjen në këto fshatra ka dalë në teren kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.
“Në Llaushë, Tushilë, Kllodernicë, për të parë nga afër situatën e krijuar pas të reshurave që po vazhdojnë edhe tani me intensitet, si dhe për t’u gjendur afër familjeve që janë prekur nga vërshimet në disa fshatra dhe në qytet dhe duke u përpjekur maksimalisht të bëjmë më të mirën e mundshme, bashkë me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit, në mënyrë që gjendja mos të përkeqësohet”, ka shkruar Nura në “Facebook”.