Vetaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person

04 nëntor 2022 | 18:35

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin për Demorkacia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë).

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
njoftuar se bazuar në të gjeturat e ekipit inspektues është…