Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore
Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, nga ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren.
“Sot me datë 11.03.2024 rreth orës 14:50 në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova ,, KM-42 drejtimi Vermicë –Gjergjice në afërsi të Hyrje daljes Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku (vetë- aksident) ku një automjet me tabela vendore është aksidentuar në mbrojtëset e rrugës”.
“Ndihmë mjekësore kane kërkuar dy persona. Ekipi i hetimeve të aksidenteve te trafikut nga Njësia për Kontroll në Autostradë ka dal në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dy personat e lënduar janë derguar për trajtim mjekësor në Prizren”, thuhet tutje në konfirmim.