Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar
Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në autostraadën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”.
“Policia e Kosovës, njëkohësisht ‘Apelon’ te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, ka theksuar Kelani.