Vetaksident në Gjakovë, vdes një 49-vjeçar

03 korrik 2022 | 12:02

Një 49 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Babaj Bokës, saktësisht në rrugën Gjakovë – Ponoshec.

Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se dyshohet se viktima, duke mospërshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.

“Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mospërshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti procedohet si “Vetaskident trafiku me fatalitet”, tha Elezaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar vizite tek bujqit…