Vetaksident në Istog, vdes shoferi

09 shkurt 2023 | 21:20

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut.

Lajmin  e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi joformal i organizuar nga ambasadori i Shteteve…