
Vetaksident në Kamenicë, humb jetën 24-vjeçari
17 qershor 2019
| 13:38
Një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Koretin të Kamenicës.
I riu me inicialet F.S ishte me motoçikletë derisa ka humbur kontrollin duke u përplasur me një veturë të parkuar në trotuar.
Nga plagët e marra ai ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër, pasagjeri i veturës ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në QKUK.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:40 mbrëmjen e së dielës.