Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi

21 mars 2025 | 22:01

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit. Si pasojë është lënduar ngasësi i makinës.

Lajmin për Express e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se i lënduari është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

“Vetaksidenti ka ndodhur në ora 19:40 në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Një veturë e përfshirë me targa vendore me ngasës mashkull kosovar, i cili është lënduar dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt”, tha Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për Gazetën…