Vetaksident në Prishtinë, vetura godet shtyllën (foto)

10 janar 2023 | 11:27

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në Prishtinë.

Një drejtues i një veture është përplasur në një shtyllë që gjendet në qendër të Prishtinës, saktësisht tek semaforët në afërsi të Mensës së Studentëve.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se aksidenti ndodhi në orën 10:00, ku është përfshirë një veturë.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në…