Vetaksident në Prizren, vdes një 23 vjeçar
11 korrik 2021
| 23:11
Si pasojë e një vet-aksidenti në fshatin Lubizhdë e Prizrenit, ka vdekur një person.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
Ai ka thën ë se viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.
Së bashku në veturë ishte edhe vëllau i 23 vjeçarit i cili ishte duke vozitur veturën dhe i cili ka marrë lëndime të rënda trupore, e po i njejti është dërguar për tretman mjekësor.
Policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin e aksidentit.