Vetaksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdes 45-vjeçari

19 qershor 2022 | 17:35

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Policia njofton se në fshatin Parallovë të Novobërdës një kamion doli nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i tij vdiq.

“Ju njoftojmë se me datën 19.06.2022 rreth orws 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arrit me urgjencë në vend të ngjarjes”, njofton Policia.

“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura)”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islam Selmani është shpallur kampion i Evropës. Selmani ka triumfuar…