Vetaksident në Rugovë, lëndohen dy persona

10 qershor 2024 | 21:14

Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të qytetit të Pejës.

Si pasojë, lëndime kanë marr dy persona, të cilët janë liruar pas trajtimit në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, ku pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës janë liruar.

Ndërkaq njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të buzëqeshur e pa tensione janë parë së fundmi kryeministri…