Vetaksidentohet një person në Balincë të Malishevës
02 qershor 2023
| 16:16
Një person i moshës madhore ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e vetaksidentit që ka shkaktuar ditën e sotme në fshatin Balincë të Malishevës.
Lajmin për “teve1.info” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se për pasojë ka pasur edhe dëme materiale.
“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Balincë-Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale, ngasësi (mashkull i moshës madhore) ka pësuar lëndime trupore”, the Elezaj.