
Vetaksidentohet vetura e FSK-së, Policia thotë se ka të lënduar
18 mars 2025
| 19:22
Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Ai tha se nga ky vetaksident ka edhe të lënduar.
“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha për për gazetën onlineReporteri.net.
Ai më tej tha se pas informacioneve shtesë që do t’i pranojnë, policia do të njoftojë me kohë për detajet.