Vetë dorëzohet në polici i dyshuari i dytë për vrasje në Madanaj të Gjakovës

14 korrik 2023 | 13:20

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë, i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë). Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Drejtoria   Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky që po ndikon në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Me datën 25 qershor 2023 rreth orës 20:20 min në fshatin Madanaj të Gjakovës, janë vrrarë vëllezërit Blerim dhe Haxhi Islamaj dhe që për këtë vrasje është arrestuar të njëjtën ditë Gjergj Gjokaj nga Zllakuqani i Klinës.

 

Arrestohet në Zllakuqan të Klinës i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…