Vetëdorëzohet në Polici 34-vjeçari që e gjuajti me armë kamarierin në Klinë

06 nëntor 2024 | 13:14

Të shtëna armësh ishin dëgjuar rreth një muaj më parë në fshatin Poteraq të Klinës, cak i të cilave u ishte kamarieri i lokalit “Doni”.

Ngjarja kishte ndodhur më 16 tetor, ku kamarieri në drejtim të të cilit ishte gjuajtur me armë kishe shpëtuar pa plagë, ndërkaq i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Personi i dyshuar në lidhje me këtë rast është 34-vjeçari, Pajtim Etemi.

Ndërkaq, Policia e Kosovës kishte publikuar fotografinë e tij dhe e kishte shpallur në kërkim për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sinjali mëson se Pajtim Etemi dje është vetëdorëzuar në Polici, me ç’rast e ka dorëzuar edhe armën të cilën dyshohet se e ka përdorur mbrëmjen e 16 tetorit, në drejtim të kamarierit të lokalit “Doni”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ulpiana Consulting” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…