Vetëdorëzohet Sabit Geci
13 maj 2019
| 17:38
Ish- eprori i UÇK-së, Sabit Geci është vetëdorëzuar në Shërbimin Korrektues të Dubravës.
Lajmin e ka ka konfirmuar avokati i Sabit Gecit, Haxhi Millaku.
“Po mbrëmë është rikthyer në Kosovë në ora 1 e 30 të natës nga Stambolli. Përkundër gjendjes së tij të rëndë shëndetësore për të cilën janë të informuara të gjitha organet përgjegjëse, aktualisht ai për shkak të gjendjes së rënduar është në spital sepse mbrëmë rrugës deri sa po transportohej për në Dubravë i është përkeqësuar gjendja”, ka thënë Millaku për “Klan Kosovën”.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të arrestojë ish-eprorin e UÇK-së, Sabit Gecin, i cili është i dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile dhe për armëmbajtje pa leje.