Vetëm 1 në 50 milionë, kapet karavidhja shumë e rrallë
13 shtator 2019
| 11:53
Një peshkatar në Mejn të ShBA-së ka kapur një karavidhe të veçantë me dy ngjyra. Rastet kur zhguallorët detarë janë me dy ngjyra të tilla janë shumë të rralla, 1 në 50 milionë.
Kjo karavidhe i ka ngjyrat e ndara në mes dhe njërën anë e ka të zezë, tjetrën të kuqe. Gjasat janë që ngjyrat të jenë ndarë për shkak të një mutacioni gjenetik, sipas shkencëtarit amerikan Met Thaluhauser.
Kapiteni Deril Danham, peshkatari që e gjeti, ka vendosur t’ia dhurojë gjallesën e rrallë Qendrës së Kërkimeve për Peshkim.