Vetëm 15% e evropianëve dinë si ta përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme
Një studim me 11,000 individ të rritur zbuloi se 90% pretendojnë se e kuptojnë AI, por vetëm 15% e dinë se si mund të përdoret në jetën e tyre të përditshme.
Përmirësimi i argëtimit, pastrimit dhe kursimit të kohës janë ndër prioritetet që inteligjenca artificiale duhet të përqendrohet, sipas konsumatorëve.
42% e të anketuarve duan që inteligjenca artificiale të ndihmojë pajisjet inteligjente në shtëpi të lidhen në mënyrë efektive me njëra-tjetrën.
Prishtinë, 24 shtator – Vetëm një pjesë e evropianëve ndihen të sigurt në aftësinë e tyre për të përdorur AI gjatë përditshmërisë së tyre, sipas shifrave të reja të publikuara sot nga Samsung Electronics.
Një sondazh me më shumë se 11,000 individë në dhjetë vende evropiane zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar duan që AI të thjeshtojë jetën e tyre (53%), të përmirësojë argëtimin dhe të përmirësojë cilësinë e jetës.
Por vetëm 15% e evropianëve thonë se dinë se si t’i arrijnë ato përfitime në jetën e tyre të përditshme dhe 38% thanë se nuk ndihen të përfshirë në bisedat aktuale rreth AI.
Kur të anketuarit u pyetën për të vlerësuar të kuptuarit e tyre mbi teknologjinë, ata në Poloni ishin më të prirur të thonin se e kuptonin teknologjinë (23%), ndërsa ata në Mbretërinë e Bashkuar ndiheshin më pak të sigurt në krahasim me vendet e tjera të anketuara (11%), duke nënvizuar ndikimet e mundshme kulturore dhe arsimore në qëndrimet e tyre.
Gjetjet e publikuara në një raport të ri nga Samsung – Intelligent Living: Si AI po përmirëson përvojat e përditshme – gjithashtu zbulojnë një dëshirë të gjerë që AI të përmirësojë dhe zhvillojë përditshmërinë tonë, duke përfshirë prioritetet specifike të konsumatorëve për këtë teknologji të rëndësishme.
Ndërsa AI po bëhet gjithnjë e më e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë, nga algoritmet që udhëheqin zgjedhjet tona në argëtim deri te pajisjet inteligjente që parashikojnë nevojat tona në shtëpi, më shumë se gjysma (53%) e evropianëve duan që kjo teknologji t’ua lehtësojë jetën, me punët e shtëpisë si pastrimi, që renditen lart si synime për adoptimin e AI, përpara mbështetjes për faturat e shtëpisë (21%).
Megjithatë, kjo shpresë nuk duhet ende të krahasohet me entuziazmin – vetëm një e treta (38%) e të anketuarve thanë se e shihnin rolin në rritje të AI me interes.
Dr. Chris Brauer, Drejtor i Inovacionit në Universitetin Goldsmiths të Londrës dhe Shefi i Inovacionit në Symmetry, komentoi: ‘Premtimi i vërtetë i AI është në mënyrën se si mund të transformojë rutinat tona për të plotësuar dhe jo për të zbehur, gjërat që na pëlqejnë më shumë të bëjmë. Ndërsa AI bëhet gjithnjë e më e integruar në pajisjet tona, vlera e saj e vërtetë do të gjykohet nga sa mirë thjeshton detyrat, përmirëson cilësinë e jetës sonë dhe e bën ndërveprimin e përditshëm më të lehtë pa shtuar kompleksitet.
AI në Shtëpi
Sondazhi zbuloi se lidhja është një prioritet i rëndësishëm për evropianët, ku 42% e të anketuarve shprehën se dëshirojnë që AI të lidhë më mirë pajisjet në shtëpitë e tyre. Për më tepër, po aq (42%) thanë se besojnë që AI do ta përmirësojë jetën e tyre në shtëpi, ndërsa pothuajse një e katërta (24%) thanë se menaxhimi inteligjent i shtëpisë ishte funksioni më i dëshiruar i AI-së.
Pastrimi dhe fshirja me vacuum janë renditur si detyrat kryesore për të cilat njerëzit dëshirojnë ndihmën e AI-së, me 33% të të anketuarve që shprehen të interesuar për zgjidhje të bazuara në AI që mund të kryejnë këto aktivitete për ta.
Për më tepër, 28% e të anketuarve janë të interesuar për AI që mund të ndihmojë në pastrimin e pajisjeve të kuzhinës, ndërsa 25% kërkojnë ndihmë për larjen e enëve.
23% e të anketuarve shprehën interes për veçoritë e AI-së që mund të ndihmojnë në krijimin e vakteve dhe menaxhimin e listave të blerjeve.
Këto kanë përparësi ndaj detyrave më tradicionale, si menaxhimi i faturave dhe financave të shtëpisë, që u zgjodh vetëm nga 21%.
Siguria, megjithatë, është një shqetësim i madh. Për të ndërtuar besimin, 37% e të anketuarve e përmendën përditësimet e rregullta të sigurisë si thelbësore, 34% e vlerësuan monitorimin aktiv 24/7 të kërcënimeve, dhe 27% identifikuan mbrojtjen e plotë të sigurisë si veçorinë më të rëndësishme të AI-së, nëse do të integrohej AI në jetën e tyre të përditshme në të ardhmen. Këto të dhëna theksojnë nevojën për teknologji AI që janë jo vetëm inovative, por gjithashtu të sigurta.
Timothy Hospedales, Kryetar i Qendrës së Kërkimeve për AI në Cambridge të Samsung, komentoi: ‘Në Samsung, ne besojmë se AI duhet të përmirësojë jetën e përditshme duke qenë një ndihmës i padukshëm që thjeshton detyrat pa kërkuar vëmendje. Angazhimi ynë është të krijojmë teknologji që është po aq intuitive sa edhe e fuqishme, duke u integruar pa mundim në rutinat e konsumatorëve dhe duke i fuqizuar ata të përqendrohen në atë që është vërtet e rëndësishme.
AI për prioritetin e pasioneve
Rreth dy të tretat (66%) e evropianëve kërkojnë më shumë kohë për t’u angazhuar në aktivitetet që duan, me 37% që besojnë se AI mund t’i ndihmojë ata të prioritizojnë pasionet e tyre dhe 41% që presin që AI të përmirësojë ato që mund të krijojnë.
Konsumatorët dëshirojnë të përmirësojnë përvojat që tashmë i shijojnë, si udhëtimet, lojërat dhe shikimin e TV. Kjo pasqyrohet nga rezultatet e anketës, të cilat zbulojnë se veçoritë më të dëshiruara të AI përfshijnë përkthimin në kohë reale (23%) dhe modalitetet e AI që optimizojnë definicionin e figurës (27%), si dhe zbulimin e zhurmës në sfond dhe rregullimin e cilësisë së zërit (27%) për një përvojë shikimi më gjithëpërfshirëse.
Personalizimi është gjithashtu një trend kyç, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien, me gjysmën e të anketuarve (50%) që dëshirojnë të parandalojnë sëmundjet në vend që të presin për t’i trajtuar ato. Më saktësisht, 32% e të anketuarve kanë treguar dëshirën për të përdorur AI për plane të personalizuara diete, 24% për rutina ushtrimesh dhe 34% për përshtatje të stilit të jetesës bazuar në të dhënat shëndetësore individuale. Një përqindje e ngjashme (31%) janë të interesuar të përdorin AI për të ndjekur dhe përmirësuar modelet e tyre të gjumit.
Megjithatë, pavarësisht interesit në rritje për AI në fushën e shëndetit, ekziston ende skepticizëm nga ata që nuk e përdorin aktualisht këtë teknologji, me vetëm 17% që thanë se do të përdornin gjurmuesit e shëndetit të bazuar në AI në rutinat e tyre të përditshme. Për më tepër, pavarësisht dëshirës për AI që të optimizojë cilësinë e figurës dhe zërit në TV, 28% e të anketuarve thanë se nuk ka funksione të AI-së që i interesojnë në lidhje me argëtimin në shtëpi, ndoshta duke reflektuar një mungesë ndërgjegjësimi për potencialin e saj.
Shifrat nënvizojnë rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm dhe komunikimit më të mirë rreth përfitimeve dhe besueshmërisë së veçorive dhe pajisjeve të bazuara në AI në fushën e shëndetit, si dhe vlerën e masave të forta të sigurisë, përditësimeve të rregullta dhe komunikimit transparent për të ndërtuar dhe ruajtur besimin e konsumatorëve.
Dr. Chris Brauer, Shefi i Inovacionit në Symmetry, përfundoi: ‘E ardhmja e AI-së konsiston në integrimin e saj pa ndërprerje në jetët tona të përditshme – jo vetëm në shtëpi, por edhe në mjediset urbane. Ndërsa ecim përpara, konsideratat etike janë thelbësore – duke siguruar që AI jo vetëm të përparojë barazinë sociale, por gjithashtu të ndihmojë në ndërtimin e mjediseve më të zgjuara dhe më të qëndrueshme. I gjithë sektori ynë duhet të dëgjojë konsumatorët, të theksojë sigurinë, gjithëpërfshirjen dhe përfitimet praktike, në mënyrë që AI të bëhet një katalizator i vërtetë për ndryshimet globale.
Ky kërkim u krye midis datave 11 korrik dhe 19 korrik të vitit 2024, për të vlerësuar qëndrimin e publikut ndaj AI-së në të gjithë Europën. Anketa përfshiu 11,000 të rritur nga dhjetë vende: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Polonia, ku secili vend kontribuoi me 1,000 të anketuar, përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila kishte 2,000 të anketuar.
Anketa e Samsung Intelligent Living: Si AI po Përmirëson Përvojat e Përditshme, kishte për qëllim të kuptonte nivelin e njohurive dhe interesit të publikut për AI, duke u fokusuar në mënyrën se si konsumatorët e perceptojnë rolin e AI-së në jetën e tyre të përditshme, veçoritë që dëshirojnë më shumë dhe shqetësimet e tyre, veçanërisht rreth sigurisë dhe privatësisë. Gjetjet ofrojnë njohuri të vlefshme mbi mënyrën se si konsumatorët në të gjithë Evropën po ndërveprojnë me AI sot dhe çfarë presin prej saj në të ardhmen, duke formësuar një plan për zhvillimin e AI-së që i përgjigjet nevojave dhe preferencave të konsumatorëve.
Raportin e plotë mund ta gjeni bashkëngjitur.
Të Anketuarit – Cila nga sa vijon përshkruan nivelin tuaj të të kuptuarit rreth AI?
- Nuk kam fare njohuri – 10%
- Kam një farë njohurie, por nuk e di si mund ta përdor në jetën time të përditshme – 25%
- Kam disa njohuri se si mund ta përdor në jetën time të përditshme – 32%
- Kam njohuri të plotë, por nuk e di si mund ta përdor në jetën time të përditshme – 17%
- Kam njohuri të plotë dhe e di si mund ta përdor në jetën time të përditshme – 15%
Të Anketuarit – Cilat detyra, nëse ka ndonjë, dëshironi që AI të ndihmojë? Ju lutemi zgjidhni të gjitha që aplikohen.
- Pastrimi dhe fshirja me vacuum e shtëpisë – 33%
- Ndjekja e kostos së ngrohjes ose përdorimit të energjisë – 29%
- Pastrimi i pajisjeve të kuzhinës, si furrën apo frigoriferin – 28%
- Larja e enëve dhe pastrimi i kuzhinës – 25%
- Organizimi dhe pastërtia e shtëpisë – 23%
- Planifikimi i vakteve dhe blerjet në market – 23%
- Menaxhimi i faturave dhe financave të shtëpisë – 21%
- Larja e rrobave – 20%
- Hekurosja e rrobave – 20%
- Planifikimi dhe koordinimi i të gjitha punëve të shtëpisë – 19%
- Kopshtaria – 15%
- Kujdesi për kafshët e shtëpisë – 8%