Vetëm 208 persona kanë aplikuar për legalizim të armëve
25 janar 2019
| 11:38
Në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra” Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur një takim për medie.
Nga zyrtarë të MPB-së është bërë me dije se deri më 23 janar për legalizim të armëve kanë aplikuar në tërë Kosovën vetëm 208 persona.
Këto janë komunat ku qytetarët kanë aplikuar për legalizim të armëve:
Prishtinë – 51 aplikantë
Gjilan – 40 aplikantë
Ferizaj – 12 aplikantë
Prizren – 22 aplikantë
Gjakovë – 40 aplikantë
Pejë – 36 aplikantë
Mitrovicë e Jugut – 7 aplikantë
Mitrovicë e Veriut – ende asnjë aplikim
/Epoka e re/