Vetëm 21 viktima nga Covid-19 për 24 orë në Gjermani
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 21 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave nga sëmundja Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 7 935, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 342 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi shkoi në 174 697 persona.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka shifër dukshëm më të ulët të të vdekurve në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.
Qeveria gjermane e ka lehtësuar një pjesë të madhe të masave kufizuese, përfshirë rihapjen e bizneseve dhe kufijve me disa nga vendet fqinje.