Vetëm 240 sekonda kundër Liverpoolit, Ronaldo jashtë projektit të Unitedit
23 gusht 2022
| 13:45
Manchester United e fitoi derbin ndaj Liverpoolit, por jo të gjithë janë të lumtur.
Ajo që bëri përshtypje në përballjen me të kuqtë ishte lënia në stol e Maguire dhe Ronaldos, një zgjedhje e guximshme e Ten Hag pasi bëhej fjalë për kapitenin dhe për një lojtar si Ronaldo.
Tekniku holandez i rezervoi Ronaldos vetëm 240 sekonda, një detaj që vërteton edhe një herë se sulmuesi portugez nuk bën pjesë në planet e tij. Ronaldo, por tashmë edhe drejtuesit e klubit apo trajneri Erik Ten Hag, shpresojnë shumë që portugezi të largohet brenda datës 31 gusht, periudhë kjo kur përfundon merkato e transferimeve.