Vetëm 291 pacientë të infektuar me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës

15 maj 2021 | 14:54

Ka shënuar ulje të madhe numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas raporteve nga klinikat Covid dhe 7 spitalet e përgjithshme, në trajtim janë vetëm 291 pacientë.

Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë

8 prej tyre në gjendje të rënduar

93të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

127 me oksigjeno-terapiN

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 59 pacientë

Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacienteN

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë

9 në gjendje të rënduar

91 të konfirmuar pozitivë

90 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 33 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 34 pacientë

Spitali i Gjilanit, 25 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e rënies së heroit të Kosovës, komandant Malush…