Vetëm 5 pacientë me Covid po trajtohen në spitalet e Kosovës

10 dhjetor 2021 | 11:08

Pesë pacientë me Covid  janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovës ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Në njoftim është thënë se në trajtim janë edhe 30 persona të cilët e kanë kaluar Covidin.

Sipas ShSKUK-së, 10 pacientë janë me oksigjenoterapi, derisa në mjekim intensiv është vetëm një person.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-Covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar tashmë faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.…