Vetëm 69 votues nga diaspora regjistrohen për të votuar për kryetar të Podujevës

21 shkurt 2020 | 15:09

Ndonëse janë bërë 6 ditë prej kur ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për zgjedhjet në Podujevë, interesimi i diasporës është i ulët.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 16 deri më 20 shkurt vetëm 69 aplikime nga jashtë Kosovës janë bërë në këtë institucion.

Këto shifra janë bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shpjeguar se numri më i madh i aplikimeve është nga Gjermania dhe Zvicra.

Periudha për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 16 shkurt dhe do të përfundojë më 23 shkurt.

“Vetëm të regjistruarit e suksesshëm mund të votojnë përmes postës në këto zgjedhje”, ka thënë Elezi. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka pritur në…