Vetëm 99 raste aktive me Covid në Kosovë
16 korrik 2021
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë vetëm 99 raste aktive me Covid.
“Nga 1 366 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, ka njoftuar MSh-ja.