Vetëm deri në orën 14:20 në ATK u lajmëruan 271 raste të keqpërdorimit me çmime

13 mars 2020 | 16:22

Po vazhdon raportimi i qytetarëve të Kosovës në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) lidhur me shtrenjtimin e produkteve bazë si dhe atyre farmaceutike. Vetëm të premten deri në orën 14:30, ATK-ja ka pranuar 271 thirrje. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa. Sipas saj, po vërehet se ka rënie të intensitetit të denoncimeve nga ana e qytetarëve. “Numri i thirrjeve të pranuar vetëm dje deri në orën 22:00 ka qenë 1,186 përmes së cilave është raportuar për rastet e bizneseve të cilat dyshohet se janë duke keqpërdorur situatën e krijuar nga koronavirusi për t’i rritur çmimet. Ndërsa, vetëm sot deri në orën 14:30 kanë qenë 271 thirrje ku vërehet se ka rënie intensiteti i denoncimeve nga ana e qytetarëve”, ka thënë ajo.

Sipas saj, raportimet kryesisht kanë qenë për rritje të çmimeve ne produktet bazeike ushqimore dhe farmaceutike si: ushqimore: miell, sheqer, vaj dhe të ngjashme, si dhe në produkteve farmaceutike si maska për mbrojtje, dezinfektues, alkool, strup, vitaminë C. E lidhur me pyetjen se nga cilat regjione ka më së shumti thirrje, ajo ka thënë se akoma se nuk kanë të dhëna dhe së shpejti do të dalin me raportin final. “Sa i përket evidentimeve se nga çfarë qytete kemi pasur me shumë thirrje ende nuk kemi arritur t’i nxjerrim, sepse jemi vetëm duke adresuar në regjionet përkatëse denoncimet për trajtim, mirëpo besoj se në raportin final do t’ju informojmë edhe për këtë kërkesë. ATK-ja do të veprojë konform verifikimeve dhe të gjeturave në terren, si dhe duke u bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve. Vlen të theksohet se të gjitha veprimet tona janë në harmoni me Inspektoratin e Tregut, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës. ATK-ja shumë shpejt pas finalizimit të raporteve nga terreni do të njoftojë opinionin publike për rezultatet. Ne u bëjmë thirrje qe te raportojnë në dy linjat telefonike, të cilat do të jenë të hapura çdo ditë nga ora 08:00 deri në 22:00”, ka deklaruar Bytyqi Sefa.

 

/Epoka e re/ A.MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e mullisëve të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar…