Vetëm deri në orën 16:00 KQZ pret emrat e kandidatëve nga partitë politike

16 gusht 2021 | 09:09

Sot është afati i fundit ku partite politike do të kenë mundësi të dorëzojnë në Komisioni Qendror të Zgjedheve listën me emrate e kandidatëve që do të certifikohen për garën për kryetar të komunave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se subjektet politike kanë kohë që deri në orën 16:00, të dorëzojnë aplikimet e tyre së bashku me emrat e kandidatëve.

Sipas tij, në të kundërtën çdo aplikim pas kësaj kohe do të konsiderohet si aplikim i pasafatshëm, çka do të thotë se nuk do të rekomandohet për certifikim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania po debaton për privilegjet që mund të krijohen për…