Vetëm drejtësia i shëron plagët
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Lideri i Nismës shkruan se kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës dy dekada pas përfundimit të luftës. Në ditën e të pagjeturve ai ka bërë thirrje edhe një herë për drejtësi sepse vetëm ajo i shëron plagët.
Shkrimi i Limajt:
Sot si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre. Kjo plagë vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës. Në ditën e të pagjeturve bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët. Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova e lirë ka kuptim.