Vetëm dy raste me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë
04 nëntor 2022
| 13:39
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 59 testime janë konfirmuar vetëm dy raste me Covid-19.
Sipas raportit të MSh-së, tre pacientë janë shëruar.
Ndërkaq raste aktive me Covid janë 19.
Në 24 orët e fundit vaksinën kundër Covidit e kanë marrë 23 qytetarë.