Vetëm dy raste të reja me Covid në Kosovë
20 tetor 2022
| 11:30
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin për rastet e reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të reja pozitive me koronavirus.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar tre pacientë, ndërsa 17 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit me vaksinat kundër Covidit.
Aktualisht në Kosovë janë 13 raste aktive me Covid-19.