Vetëm dy shtete mund t’i mbijetojnë një lufte bërthamore, do binte borë për 10 vjet
Teksa bota është e përfshirë në disa konflikte të ashpra dhe tensionet janë rritur kohët e fundit mes shteteve, gjithnjë e më tepër është folur për mundësinë e një lufte bërthamore.
Ajo që dihet me siguri, është se nëse do të ndodhte, do të rezultonte katastrofike për njerëzimin.
Brenda vetëm 72 orëve do të vdisnin plot 5 miliardë njerëz, sipas gazetares investigative të New York Times Annie Jacobsen.
Kjo e fundit ka shpenzuar vite të tëra duke studiuar efektet e mundshme të një lufte bërthamo
re, dhe sipas saj, janë vetëm dy shtetet që kanë mundësinë më të madhe t’i mbijetojnë.
Arsyeja e katastrofës së madhe globale është se lufta nukleare do të çlironte një tym gjigant të zi që do të mbulonte kontinente të tëra, duke penguar rrezet e Diellit e duke shkaktuar kushtu një mini-epokë akullnajore.
“Shumica e botës, sigurisht që lartësitë e mesme do të mbuloheshin me shtresa akulli…vende si Ioëa dhe Ukraina do të kishin vetëm borë për 10 vjet”, u shpreh ajo.
Ajo tha se për bujqësia do të dështonte, e për rrjedhojë do të vdisnin shumë njerëz.
“Përveç kësaj ka edhe helmim nga rrezatimi sepse shtresa e ozonit do të dëmtohet dhe shkatërrohet aq shumë sa nuk mund të qëndroni jashtë në rrezet e diellit, njerëzit do të detyrohen të jetojnë nën tokë”, u shpreh ajo.
Jacobsen tha se profesori Brian Toon, një ekspert kryesor në shkencën e klimës dhe atmosferës, i tha asaj se vetëm dy vende mund t’i mbijetojnë potencialisht një dimri bërthamor, Zelanda e Re dhe Australia, të cilët mund të ‘mbajnë të gjallë bujqësinë’.