Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi

08 janar 2025 | 08:18

Në mungesë të dëshmive, Gjykata e Lartë e Beogradit nuk arriti të ngre aktakuzë ndaj Hasan Dakajt dhe Sadik Durakut.

Por fatin e tyre mund të mos e ketë edhe ish-ushtari tjetër i UÇK-së, Tefik Mustafa, i cili është arrestuar në qershor të vitit 2024, pasi që Gjykata e Lartë në Serbi ka avancuar në procedurën ndaj tij.

“Në portalin e Gjykatës, është dhënë njoftimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Tefik Mustafës. Është në fazën e konfirmimit. Mustafa akuzohet për krime lufte. Por, ndaj tij nuk ka filluar gjykimi”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Me ngritjen e kësaj aktakuzë, Tefik Mustafa, tani mbetet i vetmi ish-ushtar i-UÇK-së, i ndaluar në Serbi, përveç Nezir Mehmetajt ndaj të cilit ka vendim dënues.

Për këto raste, njohës të çështjeve juridike, vlerësojnë se institucionet e vendit nuk po bëjnë mjaftueshëm.

“Qeveria e Kosovës në rastin konkret të Hasan Dakajt u tregua neglizhente dhe passive”, tha Xhevdet Smakiqi, avokat.

Në këtë drejtim, vlerësohet se të arrestuarit penalizohen nga një fakt.

“Mungesa e bashkëpunimit juridik në mes Kosovës e Serbisë po vazhdon të krijojë probleme në trajtimin e këtyre rasteve”, tha Alija.

Që nga viti 2019, Serbia i ka arrestuar 4 ish-ushtarë të UÇK-së. /ATV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka…