Vetëm Gerd Muller më mirë se ai, Lewandowski në historinë e Bundesliga

14 mars 2021 | 11:42

Bayern Munchen arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Werder Bremen, ku të besuarit e Flick triumfuan me rezultatin 1-3.

Përveç tre pikëve të siguruara, Robert Lewandowski arriti dhe një rekord tjetër falë golit që realizoi.

Kështu sulmuesi polak bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Bundesligas, me 268 gola në 345 ndeshje. 32-vjeçari barazoi në renditje Klaus Ficher, i cili e ka arritur këtë kuotë golash në 535 ndeshje.

Më mirë se bomberi i bavarezëve ka bërë vetëm legjenda Gerd Muller.

Gjermani është ndalur në 365 gola në 427 ndeshje, një shifër shumë e lartë. Megjithatë, Leva mund të arrijë këtë rekord nëse luan me Bayernin dhe për disa vite, pasi po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pasi ka lëshuar sallën e…