Vetëm gjatë 24 orëve 52 aksidente në Kosovë
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 52 aksidente në komunikacion, nga të cilat, 26 pjesëmarrës, pësuan lëndime trupore.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, duke u bërë thirrje shoferëve për kujdes të shtuar dhe tu përmbahen rregullave të komunikacionit, me qëllim të shmangies së aksidenteve.
“Aksidentet në komunikacion të ditëve të fundit që përfunduan me fatalitet në rrugët e Kosovës, ishin shqetësuese jo vetëm për policinë e Kosovës por edhe për qytetaret e gjithë vendit tonë”, tha Hoxha për televizionin publik. Për këtë, policia e Kosovës është vënë në veprim me një varg aktivitetesh më qëllim të parandalimit të aksidenteve të tilla. Mund të ju konfirmoj se gjatë 24 orëve të fundit kemi të regjistruara gjithsejtë 52 aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente janë më lëndime trupore dhe 26 me dëme materiale. Ndërsa, Policia e Kosovës gjatë këtyre 24 orëve, ka shqiptuar gjithsejtë 1333-të tiketa në trafik”, ka thënë Hoxha.