Vetëm katër raste të reja me Covid
15 nëntor 2021
| 15:37
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë paraqitur vetëm katër raste të reja me Covid dhe janë shëruar tetë persona.
“Nga 1 058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 548. Në total numri i rasteve aktive është 424”, ka njoftuar MSh-ja.