Vetëm katër raste të reja me Covid në Kosovë

28 qershor 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur vetëm katër raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid.

“Nga 1 386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 315. Në total numri i rasteve aktive është 170”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurrë më parë në histori, Zvicra nuk ka mundur të…