Vetëm katër raste të reja me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka ndërruar jetë asnjë person nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur vetëm katër raste të reja me Covid.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.513 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293 693 doza të vaksinës. Deri më sot 78 298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1 467 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 514. Në total numri i rasteve aktive është 105”, ka njoftuar MSh-ja.