![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Covid-19-Lajmi-i-fundit-coronavirus.jpg)
Vetëm katër raste të reja me Covid në Kosovë
10 maj 2022
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 466 testime, katër qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.
Në total numri i rasteve aktive është 347.