Vetëm Kosova mbetet pa gazin amerikan, Serbia planifikon ta marrë nga Shqipëria

26 korrik 2022 | 13:33

Serbia ka bindur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të krijojnë një grup të përbashkët për bashkëpunimin në energji, ndërsa Beogradi planifikon të marrë gazin e lëngshëm natyror (LNG) të ShBA-së nga Shqipëria.

Qeveritë e tri shteteve, pjesë e nismës së “Ballkanit të hapur’, pas një propozimi të Beogradit kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për energjinë dhe projektet strategjike.

Ministrja serbe e Energjisë dhe Minierave, Zorana Mihajlovic, ka shpalosur interesin e Serbisë për t’u lidhur me një interkoneksion të gazsjellësit në terminalin e LNG të ShBA-së në portin e Vlorës të Shqipërisë, përmes Maqedonisë së Veriut.

Në krye të terminalit tashmë të rënë dakord të Aleksandoupolis në Greqi është Bullgaria.

Kësisoj, vetëm Kosova do të mbetet pa projektin e gazit amerikan, projekt ky që është refuzuar nga qeveria Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna e Beatrix Ramosajt publikon disa fotografi provokuese të së…