Partnerja e Kanye West, Bianca Sensori është në kryefjalën e tabloideve ndërkombëtare dhe fatkeqësisht është në qendër të vëmendjes për të gjitha arsyet e gabuara. Pas incidentit në Venecia, ku mendohet se çifti po kryente marrëdhënie seksuale në publik, Bianca Sensori vjen me një tjetër paraqitje që po ngjall reagime të shumta.
Çifti i famshëm është parë sërish në rrugët e Italisë dhe të gjithëve iu ka bërë përshtypje veshja e saj vetëm me geta dhe me një jastëk.
Njerëzit janë në dilemë se kush kërkon më shumë vëmendje, Bianca Sensori apo vetë Kanye West. Ky i fundit dallohet për sjelljet e tij manipuluese. Nuk janë të paktë ata që besojnë se pas paraqitjeve të çuditshme të Sensori-t qëndron Kanye, pasi ai vetë është në kërkim të vëmendjes, pas shkatërrimit të karrierës së tij.