Vetëm nëse i plotësoni këto kushte mund të udhëtoni me transportin publik
18 maj 2020
| 08:54
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot (18 maj 2020) fillon transporti publik, pas dy muajsh bllokadë si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. Ai ka njoftuar për tri rregulla që vlejnë për përdorimin e transportit publik.
– Numri maksimal i udhëtarëve për autobus është 20;
– Nuk lejohet hyrja në autobus pa maska;
– Udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te organizatës ose kompanisë që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes;
– Do të ketë kontrolle të policisë