Vetëm në 24 orët e fundit, rrugët u morën jetën 6 personave

03 gusht 2018 | 10:53

Raporti i policisë njofton se gjatë 24 orëve në rrugët e Kosovës kanë ndodhur katër aksidente me fatalitet.

Një person ka përfunduar me fatalitet dje rreth orës 03:30 të mëngjesit, në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë në një aksident ku janë përfshirë dy vetura.

“Rr. Qemal Stafa, Prishtinë 02.08.2018 – 03:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka përfunduar me fatalitet njëri nga vozitësit mashkull K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës tjetër i përfshirë në aksident mashkull K/Shqiptar me urdhër të prokurorit është liruar dhe i cilësuar vetëm si pjesëmarrës në aksident deri në përfundim të hetimeve”, njofton policia.

Dy persona po ashtu kanë prfunduar me fatalitet gjatë një aksidenti ku u përfshinë tri vetura në autostradën, Trudë – Veternik.

“Autostrada Trudë Veternik km 95, 02.08.2018 – 19;05. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave. Deri te aksidenti kishte ardhur si pasoj sepse një veturë kishte hy ne anën e kundërt te lëvizjes, me që rast kishte goditur veturën tjetër e cila ishte duke lëvizur në drejtimin e duhur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident kanë përfunduar me fatalitet dy drejtuesit e automjeteve meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaron policia.

Në fshatin Mushtisht të Suharekës gjatë një aksidenti kanë përfunduar me fatalitet dy persona.

“Fsh. Mushtisht, Suharekë 02.08.2018 – 13:55. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave udhëtarësh, ku si pasojë e aksidentit kanë përfunduar me fatalitetdy persona. Humbjen e viktimave në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë marr edhe dy persona pasagjer meshkuj K/Shqiptarë të cilët janë duke marr tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës tjetër i përfshirë në aksident mashkull K/Shqiptar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton raportit 24 orësh i PK-së.

Një person ka përfunduar me fatalitet në aksidentin tragjik në fshatin Kryshec të Pejsë.

Fsh. Kryshec Pejë 02.08.2018 -19:55 Dy automjete me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër K/Shqiptare ka ndërruar jetë si dhe lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u dorëzohet familjarëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej…