Vetëm në Prishtinë 150 raste të reja me Covid-19

28 tetor 2020 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar katër vdekje nga koronavirusi dhe 281 raste të reja të infektimit.

IKShPK-ja ka treguar se gjatë kësaj kohe vetëm në Prishtinë janë shënuar 150 raste të reja të infektimit me koronavirus, raporton “Epoka e re”.

Komuna e dytë me më së shumti të infektuar, sipas IKShPK-së, është Fushë Kosova, me 22 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste,  komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aspektin strukturor kjo monografi ndahet në dy tërësi të…