Vetëm në Prishtinë 157 raste të reja me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi, 334 të tjerë janë infektuar me Covid-19, kurse 81 pacientë janë shëruar.
Sipas IKShPK-së, vetëm në Prishtinë gjatë kësaj kohe janë regjistruar 157 raste të reja me Covid-19.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 157 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Obiliq 8 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Malishevë”, ka njoftuar instituti.