VETËM NËNA BËN SAKRIFICËN SUBLIME PËR FËMIJËN E SAJË

07 nëntor 2021 | 18:01

Telegram Ngushellimi per Nanen nga Tefta Cami, ish-Ministre e Arsimit te Shqiperise!

I nderuar, z.Ismet!

Me dhëmbje e mora lajmin, se ka ndërruar jetë Nëna juaj e dashur dhe mikja ime e veçantë, që pata fatin ta njoh e të bisedoj me skip!

Në pamundësi për t’ju gjendur pranë në këtë ditë të dhëmbëshme të largimit nga kjo botë të Nënës tuaj, kur ju keni nevojë për miq e shokë, që t’i keni sa më pranë, po ju dërgoj ngushëllimet më të përzemërta të mija:

Ngushëllime i dashur, Ismet! Me këtë rast ngushëlloj gjithë pjestarët e familjes e të afërmit, miq e shokë dhe gjithë dashamirësit tuaj!

Thuhet, se kur fëmijët përcjellin me nderime për në botën tjetër prindërit, është e mbarë.

Por e marr me mend, se përcjellja e Nënës nga ana juaj, është shumë e dhëmbëshme e papërsëritëshme dhe e pakrahasuar me asnjë dhëmbje tjetër, sepse Nëna ju ka dhuruar jetën nga gjaku e trupi i saj. Ju ka dhuruar dashuri e ju ka ushqyer e përkujdesur, që të jeni sa më i shëndetshëm.

Ju ka arsimuar e edukuar, që ta doni e të përkujdeseni për familjen e për të afërmit, të doni krahinën e atdheun dhe të sakrifikoni për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së Kosovë dhe për bashkimin e kombit shqiptarë.

Dashuria e Nënës ka qenë shumë e madhe ndaj jush.

Vetëm Nëna të dhuron dashuri të përherëshme e pa interes!

Vetëm Nëna të do mbi veten e saj!

Vetëm Nëna të le uratën me gjithë zemër!

Vetëm Nëna bën sakrificën sublime për fëmijën e saj!

I dashur, Ismet!

Me ndërrimin e jetës së Nënës tuaj, të ndjerës, Ramize, ju e humbët jo vetëm fizikisht, që s’do ta shikoni më, s’do të bisedoni e këshillohi më, por ju keni humbur edhe një arkiv apo bibliotekë të pasur dije e informacioni dhe përjetimesh, që kishte akumuluar për shumë vite Nëna juaj nē mjedisin ku kishte lindur e rritur dhe ku kishte kaluar jetën e saj. Jam e sigurtë, që ju ja keni marrë e ruajtur përjetimet e saj të çmuara, që kanë e do të kenē vlera shumë të mëdha për kohën edhe në të ardhmen.

Jam pranë jush me mendje e zemër!

Kam besim, se do të jeni i fortë e do ta sfidoni këtë dhëmbje, duke u marrë me punë, për të zbatuar amanetet e Nënës tuaj!

Nëna juaj, e ndjera Ramize,  u prehtë në paqe dhe t’ju ketë lënë jetën e mbarësinë ju dhe familjes tuaj!

Ngushëllime!

Përqafime!

Tefta Cami-Cani

Tiranë, më 6.11.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins ”…