Vetëm një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë
01 janar 2021
| 15:07
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit vetëm një person ka vdekur nga koronavirusi.
Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se viktima është një 76 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 1 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar instituti.