Vetëm një rast i ri me Covid-19, shërohen edhe 28 të tjerë

07 maj 2020 | 20:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sonte për një rast të ri me Covid-19 dhe për 28 të shëruar.

“Sot më 7 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Poliçkë).

“Sot më 7 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste”.

“Më datë 7 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç nga Plavë-Dragash, e konfirmuar me COVID-19 me datë 24.04.2020. Pacientja është transferuar në Klinikën Infektive nga Spitali i përgjithshëm i Prizrenit në gjendje të rënduar me 26 prill 2020 me Inflitrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale terminale, Hemodializë të rregullt, Diabetes melitus”, bëhet me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga data 8 shkurt deri më 7 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.279 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 861 raste, me 27 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fëmijët gjermanë u rikthyen ditën e sotme në shkolla, pas…